Rikthimi në qytetin e tij të lindjes nuk ka rezultuar aspak i mirë

Futboll

Rikthimi në qytetin e tij të lindjes nuk ka rezultuar aspak i mirë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:16
Rikthimi në qytetin e tij të lindjes nuk ka rezultuar aspak i mirë

Rikthimi në qytetin e tij të lindjes, Antwerp, nuk ka rezultuar aspak i mirë për Radja Nainggolan, pasi aventura nisi me një humbje në Europa League ndaj qipriotëve të Omonias.

E si të mos mjaftonte kjo, mesfushori ka përfituar nga pushimi këtë fundjavë, për të kaluar një natë jashtë, ku padyshim që e ka tepruar edhe me pijen, duke qenë një futbollist i apasionuar pas alkoolit.

Megjithatë këtë herë i ka kushtuar shtrenjtë, pasi në orët e para të mëngjesit, Nainggiolan është ndalur nga një patrullë policie teksa ecte me shpejtësi në rrugët e qytetit dhe më pas i është nënshtruar edhe testit të alkoolit, ku ka rezultuar i dehur.

Menjëherë futbollistit i është tërhequr leja e drejtimit dhe tani do t’i duhet të bëjë pa të për të paktën dy javë, ndërsa edhe klubi i Antwerpit pritet të marrë masa ndaj Nainggolan, që nuk e ka herën e parë që bëhet protagonist duke konsumuar alkool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat