Klubet e Premier League bllokojnë 60 lojtarë

Futboll

Klubet e Premier League bllokojnë 60 lojtarë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:46
Klubet e Premier League bllokojnë 60 lojtarë

Klubet e Premier League-s nuk do t’i lejojnë futbollistët e tyre për impenjimet që do të kenë në fillimin e muajit shtator, me përfaqësueset e tyre respektive, që figurojnë në “listën e kuqe” të Mbretërisë së Bashkuar. Gjithë drejtuesit e klubeve të Premier League-s u bënë bashkë për një iniciativë të tillë, duke dalë me një deklaratë unanime, të dhimbshme për shumë futbollistë por të domosdoshme për mbarëvajtjen e kampionatit, e njëherësh edhe për mbrojtjen e interesave të klubeve elitare në ishull.

Një vendim I tillë do të ndërmerret në fillimin e muajit shtator vetëm për lojtarët e kombëtareve që përfaqësojnë vendet e “zonës së kuqe”, ndërsa futbollistët e tjerë do të jenë të lirë për të lëvizur.

Sipas rregullave të tanishme të përcaktuara qartë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar lojtarët mund të detyrohen për të hequr dorë nga një numër i caktuar ndeshjesh, për arsye të masave shtrënguese të detyrueshme, të cilave futbollistët duhet t’i nënshtrohen me rreptësi.

Shefi i Madh i Premier League-s Richard Masters deklaroi se klubet e kampionatit anglez janë munduar gjithmonë për t’i përkrahur futbollistët e tyre, por në këtë rast nuk mund të veprohej ndryshe.

Sipas 54-vjecarit nga Birminghami që mori detyrën e drejtuesit më të lartë nga paraardhësi i tij Richard Scudamore kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë, ndonëse në të vërtetë një marrëveshje e tillë prek 60 futbollistë nga 19 klube, pra plot 60 lojtarë që duhej të udhëtonin drejt 26 vendeve të ndryshme, që konsiderohen me rrezikshmëri tepër të lartë dhe që janë në mënyrë të kuptueshme pjesë e “listës së kuqe”.

Në fund u bindën gjithashtu edhe vetë krerët e klubeve, që arritën në përfundimin se do të ishte krejt e paarsyeshme për t’i lënë të lirë futbollistët e tyre, në rrethana të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat