Në Zelandë duan të ndryshojnë nofkën e kombëtares

Futboll

Në Zelandë duan të ndryshojnë nofkën e kombëtares

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:59
Në Zelandë duan të ndryshojnë nofkën e kombëtares

Të mos themi kot se sporti është i ndarë nga politika apo problemet e shoqërisë. Në Zelandën e Re duket se ka nisur një debat lidhur me nofkat e ekipeve të ndryshme, emërtime që janë zakonisht tradicionale, por që edhe mund të ndryshojnë.

Kështu, vërejtjet kanë qenë të shumta për nofkën e ekipit kombëtar të futbollit. Në këtë vend të Oqeanisë, por me qytetërim perëndimor, po qarkullon ideja që ekipi kombëtar i futbollit të mos quhet më “All Whites”, pra “Krejtësisht të bardhët” sepse konotacioni duket racist.

Në të vërtetë, ky emër ka lidhje me ngjyrën e uniformës që është 100% e bardhë, por ja që ka kritika për këtë emërtim, si dhe ka ndjenjë faji në anën tjetër.

Gjithsesi, ka nga ata që bëjnë shaka duke kujtuar se ekipi i famshëm kombëtar i regbisë i Zelandës së Re, më i miri në botë, quhet “All Blacks”, pra “Krejtësisht të zinjtë”, edhe në këtë rast për shkak të ngjyrës së uniformës.

Mos duhet ndryshuar edhe kjo nofkë?! E vërteta është se jetojmë kohë ndryshimesh dhe kërkesash për më shumë liri, mundësi dhe barazi, por jo rrallë ka keqkuptime, ndjeshmëri të tepërt dhe skajshmëri. Edhe në Zelandën e Re është e fortë lëvizja “Jetët e zezakëve vlejnë” që ka bërë protesta të shumta vitet e fundit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat