Barcelona dhe Atletico i prishin punë Milanit

Futboll

Barcelona dhe Atletico i prishin punë Milanit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 19:56
Barcelona dhe Atletico i prishin punë Milanit

Milani mund të përballet me një konkurrencë të ndezur në ditët e fundit të merkatos për atë që është kthyer në nja nga prioritetet për klubin kuqezi.

Bernardo Silva, i cili është shumë pranë largimit nga Mançester Siti, nuk do t’i thoshte jo transferimit në Milano, por duket se për të ka garë të ndezur.

Sipas BBC, për lojtarin ka shfaqur interes konkret edhe skuadra e Barcelonës dhe ajo e Atletiko Madrid, të cilat janë gati të bëjnë oferta konkrete për Mançester Sitin që të sigurojnë firmën e fantazistit të Portugalisë.

Negociatat mes skuadrave vijojnë por kjo marrëveshje ka lidhje me atë që mund të ndodhë me Kristiano Ronaldon. Nëse portugezi shkon në Angli të “qytetarët”, atëherë këta të fundit do të jenë të gatshëm të largojnë më “oferta” lojtarë të cilët do të dilnin të tepërt në planet e Guardiolës, mes të cilëve edhe Bernardo Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat