Manchester Utd fiton mbi një milion ndjekës, ja për sa orë

Futboll

Manchester Utd fiton mbi një milion ndjekës, ja për sa orë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:35
Manchester Utd fiton mbi një milion ndjekës, ja për sa orë

Manchester United fitoi mbi një milion ndjekës në Instagram në vetëm dy orë pasi klubi njoftoi se ata kishin rënë dakord për një kontratë të re me Cristiano Ronaldon, pas largimit të tij nga Juventusi.

Sipas DailyMail, kthimi tronditës i Cristiano Ronaldos në Manchester United, i ka sjellë klubit një rritje të dukshme në rrjetet sociale.

Marrëveshja prej 19.4 milionë paund ka emocionuar tifozët e Djajve të Kuq, me Ronaldon që u kthye në shtëpi, në klubin që u largua për një karrierë të bujshme në Real Madrid në vitin 2009.

Njoftimi i United ka tërhequr shumë vëmendje dhe i ka sjell klubit një rritje të madhe ndjekësish në Instagram.

Para se të bëhej njoftimi, klubi kishte 43.1 milionë ndjekës në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram dhe pak më shumë se dy orë më vonë ai numër ishte rritur në 44.3 milionë sosh.

Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj në futboll dhe lojtarët më të njohur në historinë e këtij sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat