Skuadra shqiptare kërkon fitore! Ilievski: Do të jetë vështirë me Renovën

Futboll

Skuadra shqiptare kërkon fitore! Ilievski: Do të jetë vështirë me Renovën

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:32
Skuadra shqiptare kërkon fitore! Ilievski: Do të jetë vështirë me Renovën

Rabotniçki nga Shkupi është mysafir në Tetovë kundër skuadrës shqiptare, Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare kërkon fitore dhe të jetë në kreun e tabelës.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, të dy ekipet kanë nga shtatë pikë secila, tani të dyja me ambicie për fitore në betejën për të depërtuar në kreun e tabelës.

Futbollisti i Rabotniçkit, Bojan Ilievski, pret  ndeshje të vështirë.

“Renova është një ekip cilësor. Pres një ndeshje të vështirë dhe të paparashikueshme në Tetovë, në të cilën një gabim ose një lëvizje e mirë mund të jetë vendimtare për rezultatin.

Sa për ne, Rabotniçki është gati të luajë, ne besojmë se do të luajmë në nivelin e kërkuar dhe se do të përmbushim detyrat e vendosura nga shefi i stafit profesional Aleksandar Vlaho.

Nëse e bëjmë këtë, besoj se mund të arrijmë rezultat pozitiv", tha Bojan Ilievski. Ndeshje luhet sot në orën 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat