Përralla e ekipit nga Gjibraltari

Futboll

Përralla e ekipit nga Gjibraltari

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:56
Përralla e ekipit nga Gjibraltari

Përralla e ekipit nga Gjibraltari, nga futbolli amator në grupet e Europës ku gjen PAOK dhe Copenhagen!

Skuadra nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në grupet e Uefa Conference League.

Pas përfundimit të ndeshjes së parë ndaj Rigës me rezultatin 1-1, në shtëpi Lincoln arriti të fitojë me rezultatin 3-1.

Kjo është një arritje shumë e madhe për futbollin e Gjibraltarit pasi një shtet me tërësisht sport amator arrin të kualifikohet në një kompeticion europian.

Tashmë “përralla” e Licoln Red Imps do të ndeshet ndaj PAOK, Slovan Bratislava dhe Copenhagen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat