Rashani i pandalshëm

Futboll

Rashani i pandalshëm

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:32
Rashani i pandalshëm

Elbasani Rashani po vazhdon të tregojë formë të lartë për klubin e tij Clement, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kosovës për Kupën e Botës 2022.

Përfaqësuesi i Kosovës Rashani e ka barazuar në 2:2 rezultatin për Clementin në duelin me Metz, në një ndeshje të Ligue 1, që po zhvillohet momentalisht në Stade Gabriel Montpied.

Rashani është më meritoni që Clement ia doli ta barazojë rezultatin, pasi po humbiste me dy gola epërsi pas vetëm 30 minutave lojë.

Ai së pari asistoi te goli i parë i Clement i shënuar nga Bayo, para se ta barazojë rezultatin vetë në minutën e 58-të.

Rashani e futi topin në rrjetë nga afërsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat