Balliu thyen heshtjen

Futboll

Balliu thyen heshtjen

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:36
Balliu thyen heshtjen

Mospërfshirja e Ivan Balliu në listën e Kombëtares për 3 sfidat e shtatorit shkaktoi polemika të mëdha në vend aq sa ishin të shumta aludimet se lojtari kishte refuzuar fanellën e Shqipërisë.

Por, vetë Balliu ka thyer heshtjen duke reaguar mbi këtë fakt. 

Mbrojtësi me anë të një statusi në ‘’Twitter’’ ka konfirmuar se është i dëmtuar dhe kurrë nuk do ta refuzonte Kombëtaren shqiptare.

’Të nderuar fansa dhe miq shqiptarë, siç e keni dëgjuar, këtë herë nuk jam pjesë e ekipit kombëtar. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë nuk dua, por trupit tim i duhet kohë që të rigjenerohet në mënyrë që të parandalojë më keq.

Unë jam gjithmonë krenar të vesh fanellën kuqezi dhe ta përfaqësoj tokën e rrënjët e mia me gjithë shpirt. Përjetësisht me ty Shqipëri! Me respekt Ivan Balliu!’’, shkroi mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat