Selektori i Gjeorgjisë me deklaratë të fuqishme për Kosovën

Futboll

Selektori i Gjeorgjisë me deklaratë të fuqishme për Kosovën

Nga: K.Goca Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:43
Selektori i Gjeorgjisë me deklaratë të fuqishme për Kosovën

Para ndeshjes me Kosovën, selektori i kombëtares së Gjeorgjisë, Willy Sagnol, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp.

"Sigurisht, është për të ardhur keq kur ndeshja luhet pa shikues, por ne duhet të respektojmë rregullat. 

Deri më tani ne po mendojmë vetëm për përballjen me Kosovën dhe pas kësaj do të mendojmë për ekipin spanjoll”, - tha mes të tjera ai. 

Francezi flet edhe për Kosovën: “Ekipi i Kosovës është i pajisur me lojtarë shumë të fortë, por ne shpresojmë në sukses".

“Sa i përket futbollistit Khvicha Kvaratskhelia, ai humbi ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit. Kvaratskhelia është një nga udhëheqësit tanë, por, me shpresë se ne do të arrijmë sukses edhe pa të”, tha Sagnol.

Ndeshja mes ekipeve kombëtare të Gjeorgjisë dhe Kosovës do të luhet më 2 shtator, në orën 18.00 në Batumi, e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Borëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat