Simeone: Gjëja më e vështirë është të kesh specialistë të golave

Futboll

Simeone: Gjëja më e vështirë është të kesh specialistë të golave

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 23:09
Simeone: Gjëja më e vështirë është të kesh specialistë të golave

“Në futboll gjëja më e vështirë është të kesh specialistë të golave”, thotë Diego Pablo Simeone sa herë që mundet.

“Ka lojtarë me 20 gola dhe të tjerë me 5 “, vë në dukje argjentinasi, i cili bëri gjithçka mundi për ta marrë në skuadër Luis Suarez, e të njëjtën gjë sapo bëri edhe me Antoine Griezmann, golashënuesi më i mirë i kohës së tij në Atletico me 133 gola.

Uruguajani dhe francezi kanë lozur bashkë në sezonin 2019-20 me Barcelonën, ku formuan së bashku me Messin një nga treshet më të mira në Evropë.

Tani ato janë në Metropolitano, duke plotësuar atë që Simeone ka kërkuar aq shumë për vite, të ketë dy lojtarë që “garantojnë” rreth 20 gola në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat