‘El Pais’: Kosovë - Spanjë, një takim i rrethuar nga polemika diplomatike! Ja ku pihet kafja

Futboll

‘El Pais’: Kosovë - Spanjë, një takim i rrethuar nga polemika diplomatike! Ja ku pihet kafja

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2021 Në ora: 13:47
‘El Pais’: Kosovë - Spanjë, një takim i rrethuar nga polemika diplomatike! Ja ku pihet kafja

Sonte në orën 20.45 do të ndeshjen Kosova - Spanja, në kuadër të xhiros së gjashtë të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror në futboll.
Media spanjolle “El pais”, përshkruan në disa aspekte pamjen e kryeqytetit të Kosovës.

“Kosovë-Spanjë, një takim i rrethuar nga polemika diplomatike

Tarracat e Bulevardit “Bill Clinton” dhe ato me shkronjat që përbëjnë fjalën “Newborn”, një monument që nderon pavarësinë e Kosovës në kryeqytet, Prishtinë, janë vende kryesisht nga të rinjtë që konsumojnë pije freskuese dhe kafe për t’u relaksuar.

Disa metra më tej, është vendi i konferencës për shtyp dhe stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ku Spanja do të përballet me ekipin vendas këtë të mërkurë (20:45 pasdite, TVE1). 

Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe mediat vendase, në konferencë e pyesin Pablo Sarabian, pse ai gjithmonë i referohet ekipit të tij si ekip ‘lokal’. "Unë nuk jam këtu për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për të mbajtur konferencën për shtyp",- thotë lojtari spanjoll.

Pak më parë, Luis Enrique u pyet për atmosferën që pret sonte. “Ne kemi një atmosferë perfekte për të luajtur dhe nuk jemi për politikë. Ne vijmë për të luajtur një ndeshje futbolli dhe e vetmja gjë që më shqetëson është të mposhtu rivalin” - u përgjigj trajneri spanjoll.

Kufizimet për shkak të rritjes së infeksioneve nga Covid-19 kanë ulur numrin e shikuesve nga 3,800 në 1,200. 

Ndoshta, siç ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Greqisë, e cila gjithashtu nuk e njeh Kosovën si vend, tifozët vendas nuk do të ngrihen në këmbë kur do të intonohet himni në shenjë proteste.

Spanjës i duhet të shtojë një tjetër fitore dhe të shënojë për të provuar të jetë e para në grupin para Suedisë dhe të shmangë play-off-in.

“Duhet të përpiqesh të fitosh çdo ndeshje, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Mënyra për të bërë presion mbi Suedinë është të fitojmë ndeshjet tona, por kjo në Kosovë do të jetë një nga më të komplikuarat, një nga më të vështirat dhe të gjithë do ta shohin atë. Kosova do të ketë mbështetjen e publikut të saj, do të luajë mirë dhe do të kërkojë të kundërtën.

Ata e bëjnë mirë dhe meritojnë më shumë pikë sesa kanë (katër në katër ndeshje) ”, paralajmëroi Luis Enrique”, ka shkruar mes të tjera “El Pais”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat