Bastet as që e llogarisin Kosovën kundër Spanjës

Futboll

Bastet as që e llogarisin Kosovën kundër Spanjës

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:54
Bastet as që e llogarisin Kosovën kundër Spanjës

Shtëpitë kryesore të basteve botërore janë duke e favorizuar tejet shumë Spanjën kundër Kosovës për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës sonte në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës e pret Spanjën sonte në orën 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Botërorin 2022.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Betfair, e sheh Spanjën si favorite absolute pasi i ka vënë kuotën 1.20 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë jashtëzakonisht të lartë, 17. Barazimi vlerësohet me kuotën 6.

Image

Edhe shtëpitë e tjera të basteve e favorizojnë dukshëm kombëtaren spanjolle përballë dardanëve.

Madje, sipas kuotës së Bet365 gjasat e Kosovës për të fituar janë 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat