Liverpool në garë për nënshkrimin e Karim Adeyem

Futboll

Liverpool në garë për nënshkrimin e Karim Adeyem

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 08:11
Karim Adeyem

Liverpool është gati të garojë me Bayern Munichun dhe Barcelonën për nënshkrimin e talentit gjerman, Karim Adeyemi, që shënoi në debutim të dielën e kaluar.

19-vjeçari ka vëmendje të madhe në Bundesligën Austriake duke qenë ndër më të mirët te RB Salzburg.

Adeyemi është titullar te RB Salzburg, duke zënë vendin e Erling Haaland, kur ky i fundit kaloi në janarin e vitit 2020.

Gjermani realizoi shtatë gola në sezonin e parë në Austri, duke fituar vëmendjen e top klubeve evropiane.

Pas largimit të Patson Daka te Leicester, Adeyemi është edhe më në formë, ku ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje.

Sipas Bild, Adeyemi kërkohet nga Liverpool, mirëpo pëlqehet edhe nga skuadrat si Bayern Munich dhe Barcelona.

Paraqitjet e lojtarit ndikuan të marrë ftesë nga Hansi Flick, dhe në debutim realizoi pas 19 minutave.

Ende nuk dihet sa para do kërkojë skuadra austriake për talentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat