Gjermania pas fitores në Islandë, probleme me aeroplanin në lartësi 9 mijë metra, u detyruan...

Futboll

Gjermania pas fitores në Islandë, probleme me aeroplanin në lartësi 9 mijë metra, u detyruan...

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:35
Gjermania pas fitores në Islandë, probleme me aeroplanin, u detyruan...

Kombëtarja gjermane e futbollit përjetoi një dramë duke u kthyer nga Islanda, të cilët luajtën ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror në futboll. 

Gjermanët arritën fitore bindëse (4:0), por disponimi i mirë pas triumfit u prish nga një problem me aeroplanin, për shkak të të cilit u detyruan të uleshin në Edinburg të Skocisë rreth orës katër pas mesnate.

Kjo ngjarje, e cila fatmirësisht përfundoi pa asnjë pasoja, u njoftua nga Federata Gjermane e Futbollit.

Problemi me fluturimin ndodhi në një lartësi prej rreth 9,000 metrash mbi qytetin skocez Arbroath, për shkak të të cilit aeroplani u kthye dhe 20 minuta më vonë u detyrua të ulet në Edinburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat