Tifozët polak lëshuan kore raciste ndaj yjeve të Anglisë

Futboll

Tifozët polak lëshuan kore raciste ndaj yjeve të Anglisë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:59
Tifozët polak lëshuan kore raciste ndaj yjeve të Anglisë

Mbrëmja e djeshme rezervoi një përballje të fortë midis Polonisë dhe Anglisë e vlefshme për Grupin I ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Takimi përfundoi në barazim 1-1 me polakët që shënuan golin e barazimit vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Por ajo që mori vëmendjen ishte një episode i yllit polak Robert Levandovski.

Para se të startonte sfida, “3 Luanët” bënë gjestin e përhershëm kundër racizmit duke u ulur në gjunjë, në atë moment filluan vërshëllimat nga ana e tifozëve polak.

Por për të qetësuar gjithçka, mendoi Robert Levandovski i cili vendosi gishtin e tij tek fjala e stampuar në fanellë nga UEFA “Respekt”, duke i kërkuar në një farë mënyrë tifozëve të tij të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë kundërshtarin. Pamjet janë bërë virale ku shumë e kanë lavdëruar yllin polak për gjestin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat