Prezantohet de Jong:

Futboll

Prezantohet de Jong:

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 17:39
Prezantohet de Jong:

Luuk de Jong i është bashkuar që nga e hëna Barcelonës e Koemanit, ndërsa prezantimi i holandezit u bë këtë të enjte.

Sulmuesi holandez erdhi në orët e fundit në merkato në huazim nga Sevilla, klub me të cilin ka kontratë deri në qershor 2023. 31-vjeçari tha në prezantim se kishte përmbushur një ëndërr dhe se kuptohet në mënyrë perfekte me bashkatdhetarin e tij Memphis.

“Është hapi më i madh që kam hedhur në karrierën time. Barcelona është klubi më i madh në botë. Ardhja këtu është një ëndërr e realizuar”.

Biseda me Koemanin: “Fola me Koemanin, më tha se donte një lloj tjetër sulmuesi. Më tha që, nëse ndodh diçka, duhej të bëhesha gati. Në fund, gjithçka shkoi mirë.”

Partneriteti me Depay-n: “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, e njoh që nga kohët e PSV-së dhe kemi luajtur mirë së bashku. Ne kuptoheshim vetëm me sy, pa fjalë. Shpresoj që të lidhja jonë të funksionojë te Barcelona. Njoh mirë edhe Frenkie-n.

Debutimi: “Pata një dëmtim në gju dhe për dy ose tri javë kam punuar shumë mirë me ekipin. Ndihem i aftë dhe i përgatitur. Nuk i di planet për ndeshjen e ardhshme, por shpresoj të shërohem dhe të jem gati. Mendoj se jam sulmuesi që Koeman po kërkon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat