Donnarumma mund të largohet nga PSG

Futboll

Donnarumma mund të largohet nga PSG

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 13:26
Donnarumma mund të largohet nga PSG

Donnarumma gjatë verës u transferua te PSG si futbollistë i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Milanin.

Megjithatë pas katër ndeshjeve të para në Ligue I, portieri ende nuk ka debutuar me gjigantin francez, kjo ka bërë që spekulimet të shtohen për një largim të mundshëm të tij.

Sipas ‘Calcio Mercato’, portieri mund të transferohet te Juventusi në merkaton e dimrit.

“Zonja e Vjetër” edhe më parë kishte shfaqur interesim për të, megjithatë Donnarumma zgjodhi kalimin në Francë.

Mauricio Pochettino duhet t’i jap vendin startues në formacion italianit, në të kundërtën gjasat janë të mëdha që ai të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat