Trepça '89 ndeshet me prizrenase

Futboll

Trepça '89 ndeshet me prizrenase

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:28
Trepça '89 ndeshet me prizrenase

Java e dytë në Grupin A dhe B të Ligës së Parë do të mbyllet sot (e dielë) me katër ndeshje tejet interesante.

Në program janë për tu zhvilluar nga dy takime në grupet A dhe B.

Padyshim që ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Mitrovicë, ku në stadiumin ‘Riza Lushta’, Trepça ’89 pret skuadrën prizrenase A&N.

Ndërkohë në tjetër sfidë interesante është edhe ajo mes Besës dhe Onixin, dy rivalëve nga rrafshi i Dukagjinit.

Edhe në Grupin B na presin dy sfida shumë interesante, njëra që do të zhvillohet në Sadovinë dhe tjetra në Kamenicë.

Në takimin e parë Vllaznia e Pozhoranit është nikoqire e Flamurtarit, derisa në Kamenicë, Kika pret Vushtrrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat