Dallku: Mund të merrnim tre pikë, arbitrit të kenë kujdes më tepër

Futboll

Dallku: Mund të merrnim tre pikë, arbitrit të kenë kujdes më tepër

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:57
Armend Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është deklaruar pas barazimit me Gjilanin.

Dukagjini barazoi pa gola në udhëtim te Gjilani.

Pas ndeshjes, Dallku u shpreh se kanë mundur të fitojnë tre pikë, derisa ka pasur vërejte edhe për arbitrit.

“Në bazë të asaj që u krijua brenda lojës, mund të merrnim edhe tre pikë, jam i kënaqur me lojtarët dhe luftën brenda fushës”.

“I kanë kryer detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, por po bëhemi pak nervoz, ndaj Ballkanit një lojtar i yni u ndëshkua me të kuq, edhe sot po ashtu është bërë një karton i kuq. Për mendimin tim nuk ishte as faull, as karton i kuq. Arbitrit duhet të kenë kujdes, duhet të pajtohemi, nuk po ankohemi, vetëm të kenë kujdes pak më tepër”.

Ndërkohë, Dukagjini pas tre ndeshjeve të para, zë pozitën e shtatë me dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat