Sarri shpjegon kartonin e kuq

Futboll

Sarri shpjegon kartonin e kuq

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 21:56
Sarri shpjegon kartonin e kuq

Mauricio Sarri e ka mbyllur ndeshjen e sotme të Lacios ndaj Milanit me një karton të kuq pas një momenti nervozizmi në fushën e lojës. Trajneri u duk shumë i acaruar me Selemakers dhe reagimi i tij bëri që gjyqtaria t’i tregonte të kuqin teknikut të lacialëve.

Një episod të cilin vetë trajneri e ka komentuar si normal për momente të tilla dhe see gjithçka ishte mbyllur aty, falë edhe ndërhyrjes së Ibrahimoviç.

“Një djalosh bëri një gjest që nuk u bëhet personave më në moshë. Pastaj Ibra e solli që të kërkonte falje dhe gjithçka mbaroi aty. Janë gjëra të fushës së lojës”, tha Sarri në mbyllje të sfidës.

Më pas, i ngacmuar edhe për formën e Çiro Imobiles, trajneri i Lacios nuk u kursye në kritikat ndaj mediave.

“Nuk jeni shumë normal, asnjëri në nivel mediash. Për dikë vlejnë shifrat, për Çiron jo. Çiro ka disa shifra për të cilat nuk mund të sulmohet.

Italia ka fituar një Botëror me një sulmues që ka shënuar më pak se ai. Franca ka fituar një Botëror me Zhiru i cili nuk ka shënuar asnjë gol. Ai është një sulmues i madh, ka qenë shumë i vlefshëm në njëmijë mënyra në kombëtare. Shoh që shifrat vlejnë shumë për disa personazhe dhe më pak për disa të tjerë”, theksoi tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat