Bayerni synon ta transferojë

Futboll

Bayerni synon ta transferojë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 13:37
Bayerni synon ta transferojë

Ivan Perishiç do të ishte padyshim dakord pë të veshur sërish fanellën e Bayernit

Le të kujtojmë se transferimi i tij nga Interi te klubi bavarez nuk mund të ishte më frytdhënës me kroatin që pati një rol kyç në fitimin e Ligës së Kampionëve 2020 për gjermanët.

Megjithëse u bë një përpjektje për të nënshkruar me të në atë kohë, Interi mohoi për ta rikthyer sërish në Milano.

Sezonin e kaluar ai ishte i padiskutueshëm në fashën e majtë për Antonio Conte dhe u shfaq si një nga protagonistët e suksesit “zikaltër” në Serie A.

Me Inzaghin, Perishiç ëshë ende i rëndësishëm pasi ai ka luajtur në të tre ndeshjet e para të kampionatit. Përtej këtij realiteti, kroatit i përfundon kontrata verën e ardhshm dhe punët me rinovimin nuk po ecin shumë mirë.

Tani Bayerni synon ta transferojë në skuadër sezonin e ardhshëm me parametra zero. Nga bordi bavarez janë të gatshëm të mbyllin një marrëveshje që në janar. Interi po shikon trugun dhe Gosens shihet se zëvendësuesi ideal në krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat