​Liverpool-Crystal Palace, formacionet e mundshme

Futboll

​Liverpool-Crystal Palace, formacionet e mundshme

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:45
Foto ilustrim



​Liverpool-Crystal Palace, formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes Liverpoolit dhe Crystal Palace, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të Premier Ligës angleze.

"Të Kuqtë" rikthehen nga fitorja 3:2 në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Milanit, kurse Crystal Palace rikthehet nga fitorja 3:0 kundër Tottenham, përcjell KosovaPress.

Në tetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve, Liverpooli ka regjistruar tetë fitore, duke shënuar plot 24 gola dhe duke pranuar vetëm pesë sosh.

Gjë interesante është që sulmuesi i Liverpoolit Sadio Mane ka shënuar gol në tetë paraqitjet e tij të fundit kundër Crystal Palace, ku nëse shënon edhe sot do të bëhet lojtari i parë në histori të Premier Ligës angleze që shënon në nëntë ndeshje rresht kundër të njëjtit kundërshtarë.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, tek Liverpooli nuk do të paraqiten Elliot, Firmino dhe Williams, kurse për Crystal Palace do të mungojnë Eze, Ferguson dhe Schlupp.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Salah, Jota, Mane

Crystal Palace (4-3-3): Guaita; Ward, Andersen, Guehi, Mitchell; McArthur, Kouyate, Gallagher; Ayew, Edouard, Zaha

16:00 Liverpool - Crystal Palace (Stadiumi Anfield Road)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat