Dy miqësore kundër Rumanisë Merko: Futbollistet e reja kanë potencial për suksese

Futboll

Dy miqësore kundër Rumanisë Merko: Futbollistet e reja kanë potencial për suksese

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:00
Dy miqësore kundër Rumanisë Merko: Futbollistet e reja kanë potencial për suksese

Përfaqësuesja U-19 e Maqedonisë në futboll për femra do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Rumanisë në Bukuresht.

Seleksionuesi Astrit Merko ka bërë publike emrat e futbollisteve të ftuara për takimet që do të zhvillohen më 18 dhe 20 shtator me fillim prej orës 17:00.

Portiere: Berna Kabakci (Berh, Holandë), Jana Luba Zverleska (Skopje);

Mbrojtje: Aleksandra Jovanovska (Borec), Anida Idrizi (Luboten), Edina Sulejmani (AS United), Ana Milcevska (Istatov), Viktorija Nedeva (Istatov), Mia Golovska (Skopje), Sara Evtinxhioska (Despina), Dajana Ristovska (Sasa Kamenica);

Mesfushore: Emira meta (varnamo, Suedi), Era Stebleva (As United), Radica Velkova (Tiverija), Angela Zafirovska (Shkëndija), Kristina Mojsoska (AS United), Brikena Shaqiri (Shkëndija), Aleksandra Stanisavlevska (Recica);

Sulmuese: Tea Bozhonovska (Skopje), Teodora Nikolloska (Tiverija), Olivera Cokleska (AS United), Bojana Petkova (Istatov), Stefanija Ristova (Internacional).

“Për këto dy ndeshje kontrolluese me Rumaninë në dispozicion kam përbërjen më të mirë.

Ndeshjet me Rumaninë do të na shërbejnë si një përgatitje e mirë para turneut kualifikues në Bjellorusi. Këto fubolliste të reja kanë potencial dhe mundësi të madhe të arrijnë sukses në futbollin e femrave.

Ecim hap pas hapi, së pari ti luajmë këto dy ndeshje me Rumaninë, e cila posedon kualitet, megjithate shpresojmë se do të luajmë ndeshje të mira”, deklaroi Merko.

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futboll për femra në tetor e pres turneu eliminator për kualifikim në fazën elite që do të zhvillohet në Bjellorusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat