Rrahje masive në futbollin amator zviceran 

Futboll

Rrahje masive në futbollin amator zviceran 

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:41
Rrahje masive në futbollin amator zviceran 

Një grindje që çoi në rrahje masive në ndeshjen e ligës së shtatë.

Kjo ndodhi të shtunën në mbrëmje në ndeshjen midis US Semine, klubit vendas dhe FC Locarnos. Kur rezultati ishte 1:1, gjyqtari i tregoi kartonin e kuq lojtarit të Locarnos, Saverio Manfreda në minutën e 67-të dhe aty shpërtheu dhuna.

Gjyqtari ndërpreu ndeshjen në minutën e 68 –të, pasi që lojtarët godasin njëri -tjetrin.

Tifozët janë të përfshirë po ashtu në këtë skena. 
Sipas dëshmitarëve, tre ose katër lojtarë të Locarno e shtrinë përtokë një lojtar të Semines.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Tessinit ka paralajmëruar një pezullim të futbollit nëse do të përsëriten skena të ngjashme”, njofton media zvicerane “Blick".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat