Xhaka vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm në Serie A

Futboll

Xhaka vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm në Serie A

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:30
Xhaka vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm në Serie A

Edhe pse Arsenali nuk e liroi të shkojë drejt Italisë te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, Granit Xhaka vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm në Serie A.

Emri i mesfushorit shqiptar tani po ndërlidhet me gjigantin italian, Juventusin. Mediat angleze raportojnë se klubi më i trofeshëm italian tashmë e ka përgatitur një ofertë për klubin anglez. Thuhet se italianët kanë bërë gati një plan shkëmbimi.

Bëhet e ditur se Juventusi dëshiron që ta transferojë Xhakën në Serie A duke ia ofruar Arsenalit mesfushorin amerikan, Weston McKennie.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk është i dhënë pas amerikanit, ndërsa Xhakën e sheh si një përforcim ideal për qendrën e mesfushës.

Xhaka ishte pranë transferimit te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, por Arsenali refuzoi ofertën e ekipit nga Serie A, sidomos pas paraqitjeve fantastike të yllit shqiptar në Kampionatin Evropian me Zvicrën. .

28-vjeçari së fundi ka firmosur kontratë të re me Arsenalin, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat