Lewandowski: Me Guardiola-n kam mësuar shumë mbi taktikën

Futboll

Lewandowski: Me Guardiola-n kam mësuar shumë mbi taktikën

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:53
Lewandowski: Me Guardiola-n kam mësuar shumë mbi taktikën

Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë interesante për El Pais.

Mësimet – “Me Klopp (në kohën e Borussia Dortmund) kam mësuar të bëj presing dhe të vjedh topa për të dalë para portës me gjithë shpejtësinë”, ka kujtuar sulmuesi i Bayern Munich.

Me Guardiola-n kam mësuar shumë mbi taktikën. Ai ka ndryshuar vizionin tim të futbollit në 100%.

Ancelotti më ka dhënë besim tek aftësitë e mia, ndërsa Flick ishte një ekspert në shpjegimin e gjërave të vështirë në mënyrë të thjeshtë”, ka vazhduar polaku.

Loja me një takim – “A është shumë e rëndësishme të luash me një takim për një sulmues?

Kur nuk ke hapësirë ose kohë, ajo që duhet të bësh është të luash me një takim. Për sa i takon gjuajtje, gjëja më e rëndësishme është kontrolli i parë. Në futbollin e sotëm vetëm detajet të ndihmojnë të jesh më i shpejtë dhe të shënosh më shumë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat