Fati: Jemi Barcelona, luftojmë për çdo trofe

Futboll

Fati: Jemi Barcelona, luftojmë për çdo trofe

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:40
Fati: Jemi Barcelona, luftojmë për çdo trofe

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati bëri debutimin te Barcelona që pas lëndimit të fundit.

Pas afro shtatë muajve, spanjolli u rikthye te katalunasit duke u inkuadrua në ndeshjen ndaj Levante, ku edhe shënoi golin e tretë në fitoren 3-0. Menjëherë pas fitores, Fati tha se Barcelona duhet të luftojë për çdo trofe këtë sezon.

Jam i lumtur për familje time që kemi vuajtur gjithë këta muaj.

Do doja të falënderoja doktorët që ishin më mua gjatë procesit dhe gjithë tifozët, e vërteta është që është e pabesueshme.

Do provojë të shtojë sa më shumë që mundem. Jemi Barcelona dhe duhet të luftojmë për gjithçka”, deklaroi Fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat