Mendon largimin nga Manchester City!

Futboll

Mendon largimin nga Manchester City!

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:00
Mendon largimin nga Manchester City!

Gjatë kësaj vere u përfol shumë për një largim të Bernardo Silvas nga Manchester City por në fund mesfushori portugez vendosi të qëndrojë te skuadra e Pep Guardiolës dhe në këto javë të para ai ka marrë rregullisht minuta nga trajneri i Citiziens i cili e ka aktivizuar në 6 takime mes kampionatit dhe Championsit si titullar me mesfushorin që ka shënuar edhe një gol.

Megjithatë për Bernardo Silvan ka ardhur momenti të ndërrojë ambient dhe pavarsisht se Pep Guardiola e vlerëson 27-vjecari kërkon të transferohet në një klub ku emri i tij të ketë rëndësi më të madhe dhe të jetë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës.

Te Manchester City ka shumë emra të mëdhenj në ekip dhe Bernardo Silva e humbet disi vlerën, kjo është një nga arsyet që luzitani kërkon një aventurë të re.

27-vjeçari do të provojë të largohet që në merkaton e janarit, por Bernardo Silva ka përjashtuar çdo mundësi për ta ndërruar Manchester City-n me një skuadër tjetër të Premier League kështu që pistat që e çojnë te Arsenali dhe Tottenham kanë rënë poshtë.

Dëshira e Bernardo Silvas është të provojë veten në kampionatin spanjoll aty ku lojtari pëlqehet nga Barcelona ndërkohë që nuk përjashton edhe Italinë apo Gjermaninë si opsione.

Problemi i vetëm për largimin e ish-lojtarit të Monacos nga Manchester City qëndron te fakti se klubet e interesuara për Bernardo Silvan duhet të derdhin në arkat e kampionëve të Anglisë shumën e 70 milionë eurove, një shifër e konsiderueshme në kohë pandemie për çdo skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat