Liga e Kampionëve: Kryendeshja ajo mes Juventusit dhe Chelseat

Futboll

Liga e Kampionëve: Kryendeshja ajo mes Juventusit dhe Chelseat

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së dytë të sezonit të ri 2021/22.

Dy përballjet më të mira të programit të sotëm do të jenë ajo mes Juventusit e Chelseat, dhe Manchester United e Villarrealit.

Dy gjigandët evropianë Juventus dhe Chelsea do të takohen sot në stadiumin “Allianz” për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit H.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojnë Barcelona e Bayern Munich, ku gjigandi katalunas është mysafirë i skuadrës së Benficas, kurse “Bavarezët” presin në shtëpi skuadrën e Dynamo Kyiv.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Grupi E

21:00 Bayern Munich – Dynamo Kyiv (Stadiumi Allianz Arena)

21:00 Benfica – Barcelona (Stadiumi Da Luz)

Grupi F

18:45 Atalanta – Young Boys (Stadiumi Gewiss)

21:00 Manchester United – Villarreal (Stadiumi Old Trafford)

Grupi G

21:00 FC Salzburg – Lille (Stadiumi Red Bull Arena)

21:00 Wolfsburg – Sevilla (Stadiumi Volkswagen Arena)

Grupi H

18:45 Zenit – Malmo FF (Stadiumi Gazprom Arena)

21:00 Juventus – Chelsea (Stadiumi Allianz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat