Batatina: Dorëzimin nuk e njohim 

Futboll

Batatina: Dorëzimin nuk e njohim 

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:21
Batatina: Dorëzimin nuk e njohim 

Llapit nga Podujeva nuk po i shkon ashtu siç ka planifikuar, nga shtatë ndeshje asnjë fitore, tre barazime e 4 humbje, duke u renditur në fund të tabelës të elitës së futbollit të Kosovës.

Fituesi i Kupës së Kosovës pretendon që sa më parë të ikin nga fundi i renditjes.

Për këtë është optimist kryetrajneri Tahit Batatina.

“Sfidat që na përcjellin rrugës na bëjnë më të fortë. Ne do të rikthehemi edhe më fuqishëm sepse jemi një super skuadër dhe një familje e bashkuar në krah me njëri-tjetrin. Dorëzimin nuk e njohim, betejat i zhvillojmë dhe luftën në fund do ta fitojmë.

Në fund fitojnë ata që durojnë...

Forca LLAPI - Krenaria e qytetit”, ka shkruar Batatina më profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat