U transferua në fund të gushtit dhe është i vetmi që nuk ka debutuar

Futboll

U transferua në fund të gushtit dhe është i vetmi që nuk ka debutuar

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:05
U transferua në fund të gushtit dhe është i vetmi që nuk ka debutuar

Ashtu si pritej, Milani do të humbasë për 1 muaj Alessandro Florenzin. Mbrojtësi kuqezi është operuar dhe do të qëndrojë jashtë deri sa të rikuperohet.

“AC Milan njofton se lojtari Alessandro Florenzi u operua sot nga profesori Pier Paolo Mariani në prani të mjekut të skuadrës Rossoneri Lucio Genesio në klinikën Villa Stuart në Romë.

Operacioni, i kryer nën artroskopi, për të zgjidhur një dëmtim të pjesshëm të menisku medial i gjurit të majtë është krejtësisht i suksesshëm. Kohët e shërimit vlerësohen në tridhjetë ditë”.

Por, sot ka qenë një ditë e rëndësishme edhe për Stefano Piolin që më në fund ka pasur në ekip Junior Messias, objekti misterioz deri tani për kuqezinjtë dhe ai që ende nuk ka debutuar edhe pse mbërriti në ditën e fundit të merkatos…

Numri “30” u stërvit për të parën herë me grupin dhe mund të grumbullohet për sfidën ndaj Atalanta-s në Bergamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat