​Barça në kërkim të identitetit të saj, ballafaqohet me Atletico Madridin, formacionet zyrtare

Futboll

​Barça në kërkim të identitetit të saj, ballafaqohet me Atletico Madridin, formacionet zyrtare

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Dy humbje në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve si dhe një formë aspak stabile në gjashtë javët e para në këtë edicion të La Ligas kanë bërë që Barcelona të konsiderohet si një kundërshtar nga i cili mund të merren pikë lehtësisht.

Skuadra e cila po drejtohet nga trajneri Ronald Koeman, e ardhmja e të cilit është në dyshim edhe pse së fundi presidenti Laporta deklaroi se ai vazhdon të ketë besim te tekniku holandez.

Kjo ndeshje e madhe do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Wanda Metropolitano” dhe tashmë të dy skuadra i kanë shpalosur formacionet zyrtare:

Atletico Madrid: Oblak; Llorente, Savic, Gimenez, Hermoso, Carrasco, De Paul, Koke, Lemar, Joao Felix and Luis Suarez.

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Araujo, Dest; Busquets, De Jong, Nico; Gavi, Coutinho, Depay

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat