​Napoli i Rrahmanit dridh Serinë-A

Futboll

​Napoli i Rrahmanit dridh Serinë-A

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 20:45
Foto

Napoli i trajnerit Luciano Spalletti është duke shkelur gjithçka që po i del përpara në këtë edicion garues të Serie-A.

Napolitanët e kanë mposhtur edhe Fiorentinën në javën e shtatë me rezultat 2-1 dhe vendimtar në këtë triumf ishte goli i qendërmbrojtësit kosovar Amir Rrahmani.

Napoli deri më tani ka bilanc të frikshëm me shtatë fitore në shtatë ndeshje duke e kryesuar me plotë meritë tabelën me 21 pikë, katër më shumë se vendi i dytë që mbahet nga kampioni aktual Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat