Dobra: Objektivat tanë janë të dalim në vend të parë

Futboll

Dobra: Objektivat tanë janë të dalim në vend të parë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:03
Dobra: Objektivat tanë janë të dalim në vend të parë

Armando Dobra, sulmuesi shqiptar që sapo është transferuar tek ekipi i Colchester në Angli, ku edhe ka arritur të shënojë së fundmi, është grumbulluar nga Alban Bushi te Shqipëria U 21, teksa në një konferencë për shtyp u shpreh se kuqezinjtë do të luajnë për fitore në të dyja ndeshjet, pasi grupi është i mirë.

Cilat janë objektivat për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë?
Objektivat e skuadrës janë për të fituar të dyja ndeshjet. Kemi një skuadër të mirë dhe të fortë. Do të luajmë kundër Andorrës fillimisht dhe do të luajmë fort, për të marrë 3 pikët dhe pastaj të fitojmë edhe me Slloveninë.

Andorrën e njihni, pasi jeni përballur edhe më herët…

Kemi luajtur edhe më parë me Andorrën, i kemi mundur 3-0, por janë skuadër e fortë dhe të qetë, është ndeshje e vështirë.

Çfarë vendi synoni në grup?

Objektivat tanë janë të dalim në vend të parë ose në vendin e dytë dhe të kualifikohemi në Europian. Humbjet ndodhin sepse nuk ka ekipe që nuk humbin, por ky është objektivi ynë, pasi kemi skuadër të mirë dhe mund t’ia dalim.

Si po ecën aventura te Colchester?

Jam shumë i gëzuar pasi kam bërë golin e parë me ekipin e ri. Kam shkuar të bëj gola dhe të tregoj se çfarë lojtari jam unë. E kam nisur mirë dhe shpresoj të bëj edhe më shumë gola me ekipin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat