Të dy kombëtaret do të kenë mungesa

Futboll

Të dy kombëtaret do të kenë mungesa

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 11:48
Të dy kombëtaret do të kenë mungesa

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot ndeshje kundër Hungarisë, ndeshje kjo që cilësohet ndër vendimtaret për kualifikim tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Kuq e Zinjtë” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot që të ngushtojnë epërsinë e pikëve ndaj Anglisë, dhe të përforcojnë pozitën e dytë në Grupin I, që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.

Të dy kombëtaret rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Shqipëria mposhti me goleadë 5:0 San Marinon, kurse Hungaria rikthehet nga fitorja me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Andorrës.

Momentalisht, pas gjashtë xhirove të zhvilluara, Shqipëria zë vendin e dytë në tabelë me 12 pikë, katër më pak se Anglia në vendin e parë, kurse Kombëtarja e Hungarisë pozicionohet e katërta në kuotën e 10 pikëve.

Të dy kombëtaret do të kenë mungesa të lojtarëve sot, ku për Suedinë nuk do të paraqitet sulmuesi Adam Szalai, kurse te Shqipëria do të mungojë mbrojtësi Erjon Hoxhallari.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Hungaria (3-4-2-1): Gulacsi; Fiola, Orban, Szalai; Botka, Schafer, Kleinheisler, Schon; Sallai, Szoboszlai; Nikolic

Shqipëria (3-4-1-2): Strakosha; Ismajli, Djimsiti, Kumbulla; Hysaj, Gjasula, Bare, Lenjani; Uzuni; Manaj, Broja

20:45 Hungaria – Shqipëria (Stadiumi Puskas Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat