Vojvoda përshëndet trajnerin Challandes

Futboll

Vojvoda përshëndet trajnerin Challandes

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:18
Mërgim Vojvoda

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot për shkarkimin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes.

Pas paraqitjeve jo të mira të Kosovës, ku në tre ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” ka regjistruar tre humbje, kundër Spanjës, Suedisë dhe Gjeorgjisë.

Me këtë rast, ka reaguar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë të Kosovës Mërgim Vojvoda, i cili u shpreh falënderues për kontributin e trajnerit Challandes.

“Faleminderit zotëri për punën”, shkruante Vojvoda në postimin e tij në llogarinë “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat