Ranieri: Paguaj darkën, nëse mbajmë portën e paprekur ndaj Liverpoolit

Futboll

Ranieri: Paguaj darkën, nëse mbajmë portën e paprekur ndaj Liverpoolit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:39
Ranieri: Paguaj darkën, nëse mbajmë portën e paprekur ndaj Liverpoolit

Rikthimi I Claudiio Ranieri në Premier Ligë te skuadra e Uatfordit, ka nxitur interesimin e mediave në Angli.

Strategu Italian ishte pjesë e Lesterit, me të cilët fitoi titullin e Premierligës në kampanjën 2015-16 dhe në prag të një ndeshje të rëndësishme të ‘dhelprave’ e cila ishte ndaj Stouk Sityt, tekniku italian kishte deklaruar që ai do t’i shërbente me pica të gjithë lojtarët pas ndeshjes, nëse do të arrinin të mbanin portën e paprekur ndaj skuadrës kundërshtare.

Siç duket gazetarët anglez nuk e kanë harruar këtë zakon të italianit, dhe ai është pyetur nëse do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën, nëse do të mbajë portën e paprekur ndaj Liverpulit, në ndeshjen e tij debutuese me Uatfordin.

Trajneri 69-vjeçar e mori me shaka përgjigjen, duke theksuar se pica do të ishte një gjë e vogël, dhe se ai do t’i shpërblente me nga një darkë lojtarët e tij, nëse ata do të mbanin portën e paprekur ndaj Liverpoolit.

“Jo pica. Unë paguaj për darka (qesh). Nëse ne mbajmë portën e paprekur, pica është shumë pak. Jo, jo, vetëm darkë”, e përfundoi tekniku italian përgjigjien me një humor të mirë,” tha mes tjerash Ranieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat