Aguero: Ishin ditë shumë të vështira

Futboll

Aguero: Ishin ditë shumë të vështira

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:55
Aguero: Ishin ditë shumë të vështira

Kun Aguero, gjithashtu foli për vdekjen e Maradonës, ish-vjehrrit të tij. Të dy ishin shumë të afërt pas marrëdhënies midis Kun dhe Giannina, nga martesa e të cilëve lindi Benjamin. Më pas erdhi ndarja dhe historia dihet.

“E kam jetuar keq, shumë keq. Atë ditë kisha një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Në fillim mendova se ishte një gënjeshtër, si shumë herë të tjera. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz e thanë atë lajm të zi dhe kështu pyeta Giannina drejtpërdrejt.

I shkrova asaj: Është e vërtetë apo jo? Ajo mu përgjigj se po.

Menjëherë mendova për djalin tim, u shqetësova shumë se si do t’i përjetonte lajmet. Ai dhe Diego kishin një marrëdhënie të madhe. Diego ishte një fenomen me djalin tim, e donte shumë atë.

Të nesërmen, djali më shkruajti: Baba, dua të shkoj ta shoh. Nuk më pëlqeu ideja, por në fund ai ishte në gjendje t’i thoshte lamtumirë gjyshit të tij. Ato ishin ditë shumë të vështira”, – kujton Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat