Evra: Më ka ardhur në majë të hundës duke ia dhënë Messit

Futboll

Evra: Më ka ardhur në majë të hundës duke ia dhënë Messit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:19
Evra: Më ka ardhur në majë të hundës duke ia dhënë Messit

Muajin e ardhshëm do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimit “Topi i Artë”.

Levadovski është një nga kandidatët kryesorë, ndërsa më favorit shihet Lionel Messi. Por kundër kësaj ideje është ish-mbrojtësi anësor, Patrice Evra, i cili shfryn ndaj argjentinasit dhe zgjedh Kantenë dhe Jorginho-n si lojtarët që e meritojnë këtë trofe.

“Sipas mendimit tim, Topi i Artë duhet t’i shkojë N’Golo Kante ose Jorginho.

Me ka ardhur në majë të hundës duke ia dhënë Messit. Çfarë fitoi këtë vit? Mirë, Copa America.

Por çfarë bëri ai me Barcelonën?”, është shprehur Patrice Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat