Rekordmeni

Futboll

Rekordmeni

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:59
Rekordmeni

Ndeshja mes Egnatias dhe Teutës do të jetë e veçantë për trajnerin Gugash Magani, i cili në sfidën e kësaj të shtune zhvillon ndeshjen e tij të 500-ë si trajner.

Tekniku 56-vjeçar ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar teksa ka drejtuar Flamurtarin, Besën, Shkumbinin, Teutën Tiranën si dhe Trepçën 89 në Kosovë, krahas Egnatias ku po jep kontributin e tij aktualisht.

Gjatë 499 ndeshjeve që ka drejtuar deri më tani, peqinasi ka koleksionuar 230 fitore, 115 barazime ndërsa është mundur një 154 takime. Nga 26 gushti i vitit 2007 e deri më tani Magani ka provuar 12 eksperienca të ndryshme mes Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe SuperLigës së Kosovës.

Magani ka arritur që të shpallet një herë nën-kampion në edicionin 2010-2011 më skuadrën e Flamurtarit, ndërsa ka arritur të zërë vendin e parë në Kategorinë e Parë me ekipin e sezonin e shkuar me skuadrën rrogozhinase.

Një karrierë e gjatë dhe me pak ndërprerje për Maganin, i cili tashmë kërkon të thellojë sa më shumë rekordin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat