Dalin dëshmitë e tradhtisë

Futboll

Dalin dëshmitë e tradhtisë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:12
Dalin dëshmitë e tradhtisë

E përjavshmja “Oggi” raportoi detaje të reja për përfundimin e lidhjes mes Ambra Angiolinit dhe Massimiliano Allegrit. Duket se aktorja ka gjetur prova të tradhtisë në makinën e trajnerit të Juventusit.

“Një fije floku e gjatë, e drejtë dhe bionde”, – tha një burim për revistën.

Një burim tjetër do të kishte shtuar: “Nuk keni nevojë të shkoni shumë larg. Mjedisi i Juves është i blinduar dhe madje edhe punët e zemrës luhen brenda një qarku të mbyllur. Nëse doni ta gjeni bionden, kërkoni atë atje”.

I kontaktuar në telefon, një mik i Allegrit do të deklaronte: “Ne e njohim, Max ka qenë gjithmonë si një flutur. Sidoqoftë, vitet e fundit dukej më i qëndrueshëm. Diçka ka ndodhur, është e sigurt, ndaj ka përfunduar gjithçka. Disa javë më parë ai më tha se ishte beqar”. Mesa duket,

Allegri dhe Ambra nuk do të kishin mbajtur asnjë lloj lidhjeje pas katër vitesh dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat