Memelli: Ju tregoj për çështjen e Elvi Berishës

Futboll

Memelli: Ju tregoj për çështjen e Elvi Berishës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:07
Memelli: Ju tregoj për çështjen e Elvi Berishës

Pas humbjes ndaj Laçit në transfertë, menjëherë pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport”, është prononcuar trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli I cili analizon këtë disfatë:

“E kemi nisur mirë kemi bërë spostimet e duhura. Pastaj pak më vonë na u tha se VAR-i nuk funksiononte, na u kthye në boomerang problem I VAR-it. Kur e thonë ata të tjerët pse ta them unë që është penallti. Ne përfaqësojmë një kulturë të jashtëzakonshme.

Besoj te skuadra dhe te djemtë.Nuk po kalojmë një moment të mire, sulmuesit po e vuajnë anën psikologjike. I kishim shanset sot një here me Marën,. Një here me Nikën, por nuk janë të mjaftueshme për një ndeshje futbolli. Skuadra ka për të punuar dhe në futboll nuk ka asnjë limite.

Në çdo instance nmë, çdo pozicion ku kam qenë, unë i shikoj gjërat që nuk ka përgjigje nga skuadra. Më pëlqen që të reagoj pozitivisht ndaj skuaddrës që në të ardhmen të kenë shanse për të reaguar për mirë. Te rasti I golit është një problem që po na kthehet, i kam tërhequr shumë here vëmendjen Marës, kur humbet atë top në atë zonë është vrasëse. Nuk bëmë aq mire në mesfushë sot, sepse edhe mungesa e Zguros na penalizoi për disa arsye.

VAR-i nuk punonte që në minutën e 20-të kështu na komunikuan. Pas ndeshjes me Kastriotin Berisha ka qenë me temperature nuk është stërvitur. Në këto 13 ditë ai është stërvitur 4 herë, ai s’ka pasur stërvitje dhe e kemi lënë në shtëpi me një program të detajuar.

Ai do të ketë shansin 50 me 50 në Kupë ashtu si çdo lojtarë tjetër. Ndeshja më e dobët ishte ndaj Partizanit duke pare dhe statistikatz, ndërsa kjo e sotmja kemi pasur ndërtim loje konsolidim. Ndeshja ndaj Partizanit në Korçë ishte më e dobëta, por që nga ajo ndeshje skuiadra ka pasur rritje.

Kapacitete në skuadër janë, por duke pare të gjitha episode, mos jemi ne njerëzit e sulmuar? Ne I shohim pozitivisht, po duke pasur kaq shumë ngacmime mesa duket po goditemi padrejtësisht".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat