Marchisio ngre alarmin

Futboll

Marchisio ngre alarmin

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:09
Marchisio ngre alarmin

Juventusi është në kërkim të shpagimit në ndeshjen e sotme në “Allianz Stadium” ndaj Zenit. Duke qenë se vijnë nga dy humbje radhazi në Serie A kundër Sassuolos në shtëpi dhe në “Bentegodi” ndaj Hellas Verona, bardhezinjtë duan të ngrenë kokën menjëherë dhe të hipotekojnë kalimin e fazës në grupe të Ligës së Kampionëve.

“Ndoshta ky është me të vërtetë viti zero, i cili do të na ndihmojë të kuptojmë se ku mund të shkojë ky Juventus”, – thotë Claudio Marchisio për “Gazzetta dello Sport”, teksa analizon momentin negativ që po kalon skuadra e Massimiliano Allegrit.

Ish-mesfushori bardhezi vazhdon: “Juve ka ndryshuar shumë vitet e fundit, ka humbur ADN-në e vet, që do të thotë të luftosh për çdo top, të mos dorëzohesh kurrë. Nuk më kujtohet shumë Juve në të kaluarën, por ishte dërrmuese për çdo kundërshtrar”.

Marchisio mbron Juventusin nga sulmet e marra në javët e fundit: “Dëgjoj shpesh të thuhet se skuadra është e dobët, por nuk është aspak kështu. Ka kampionë evropianë dhe të tjerë që luajnë në ekipe të rëndësishme kombëtare. Shumë prej tyre mund të japin më tepër”.

Për ish-mesfushorin, ky Juventus nuk i ngjan shumë atij të sezonit 2015-2016, gjithmonë me Massimiliano Allegrin në stol: “Ngjashmëritë? Jo shumë. Ne vinim nga një sezon rraskapitës, në të cilin arritëm deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Në verë humbëm Pirlon dhe Vidal, e filluam sezonin e ri me të gjithë mesfushën e dëmtuar.

Unë shoh më shumë pika të përbashkëta të këtij Juventusi me atë që drejtoi Delneri, i cili përfundoi i shtati. Ky duhet të jetë një alarm zgjimi. Një spirale negative nuk është aq e lehtë. Dalja prej saj është e vështirë, sepse edhe fati të kthen shpinën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat