Faivre: Kam marrë staf personal për t’u përgatitur

Futboll

Faivre: Kam marrë staf personal për t’u përgatitur

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:51
Faivre: Kam marrë staf personal për t’u përgatitur

Mesfushori i talentuar i Brest, Romain Faivre ishte shumë pranë kalimit te Milani gjatë merkatos së verës, megjithatë operacioni nuk u konkretizua dhe bisedimet kanë mbetur të hapura për në muajin janar.

Vetë futbollisti, në një intervistë për mediat franceze deklaroi se që prej ftesës së maldinit, është gati të bëjë çdo gjë për t’u bashkuar me kuqezinjtë, teksa foli me superlativa edhe për lojën që ushtron trajneri Stefano Pioli.

“Kur të telefonon një legjendë si Paolo Maldini, je gati të bësh çdo gjë për të shkuar te Milani. Derbi ishte spektakël dhe do të doja shumë të kisha qenë në fushë. E gjej veten në lojën e Piolit, që dëshiron fitoren nëpërmjet paraqitjeve të mira”, deklaroi Faivre.

Mesfushori tha se flet shpesh për ambientin kuqezi me mbrojtësin Ballo-Toure, teksa shtoi se po përgatitet në të gjitha aspektet për t’u përshtatur sa më shpejt me Milanin, nëse transferimi do të kompletohet.

“Ballo-Toure më thotë se Milani është një klub i madh, me tifozëri të jashtëzakonshme dhe me ambicie të mëdha. Për të bërë vend në skuadra si Milani, duhet një parapërgatitje dhe për këtë kam marrë një përgatitës atletik, një nutricionist dhe një përgatitës mental personal, në mënyrë që të jem gati nëse më vjen mundësia”, u shpreh futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat