Cani i argjendtë në turneun e Pakistanit

Futboll

Cani i argjendtë në turneun e Pakistanit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Cani i argjendtë në turneun e Pakistanit

Edhe pse Lojërat Olimpike “Tokio 2020” kanë vetëm pak muaj që kanë përfunduar Shqipëria po mendon që tani prë Olimpiadën e ardhshme, atë që zhvillohet në vitin 2024 në Paris. Një nga sportistët kandidatë është Juirdo Cani, në sportin e taekwondo.

Ai ka garuar së fundi në turneun “COAS Pakistan Open Taekwondo Championship”, një turne i nivelit G1, ku më peshën 63kg ka marrë medaljen e argjendtë. Cani zhvilloi 6 duele, duke fituar 5 prej tyre dhe humbi në finale ndaj afganit Ghulam Mortaza Saleh.

Në këtë turne morën pjesë rreth 450 sportistë nga 15 shtete, kryesisht nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore e Europa. Paraqitja e Juirdo Cani ishte mjaft e mirë, duke grumbulluar pikë të rëndësishme drejt kualifikimit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Juirdo Cani është një sportist që luan me skuadrën e Tirana Taekwondo Club.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat