Amerikanët mposhtin Meksikën

Futboll

Amerikanët mposhtin Meksikën

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Amerikanët mposhtin meksikën

Dueli i luksit në Concacaf për eliminatoret e Botërorit Katar 2022 në zonën e Amerikës së Veriut dhe asaj Qëndrore, mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës përfundoi me suksesin 2.0 të amerikanëve që i morën pikërisht kreun në renditjes përfaqësues tricolor në kuotë të njëjtë pikësh 14.

Në sfidën e zhvilluar në Cincinatti vendosën gjithçka dy gola të vonë të realizuar nga dy lojtarët me më shumë emër që kanë në ekip Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi i Chelsea-t Christian Pulisic i rikthyer nga një dëmtim i gjatë zhbllokoi shifrat me një goditje me kokë në minutën e 74-të ndërkohë që mesfushori i Juventusit Weston McKennie realizoi 5 minuta para fundit golin e dytë duke fundosur Meksikën, transmeton SS.

Amerikanët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak ndërkohë që për Meksikën kjo ishte humbja e parë në këto eliminatore.

Mori një fitore të rëndësishme në garën për një vend në Katar 2022 edhe përfaqësuesja kanadeze që mposhti minimalisht 1-0 Kosta Rikën me një gol të sulmuesit të Lille Jonathan David duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve. Një sukses të jashtëzakonshëm mori Panamaja në transfertën ndaj Honduras me shifrat 2-3 teksa përmbysi dy gola në çerek-orëshin e fundit të lojës ndërsa sfida tjetër ajo mes El Salvador dhe Xhamajkës përfundoi në barazim 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat