Ajeti: Shpresoj të jem i gatshëm për disa javë

Futboll

Ajeti: Shpresoj të jem i gatshëm për disa javë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:37
Ajeti: Shpresoj të jem i gatshëm për disa javë

Padova, pas emergjencës në mbrojtje për shkak të dëmtimit të argjentinasit Nahuel Valentini, mendoi të nënshkruante me Arlind Ajetin dhe gjithçka tani është bërë zyrtare.

Mbrojtësi, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në “Francë 2016”, ka folur shkurtimisht në prezantimin e tij te skuadra që garon në Serie C.

“Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi. E di historinë e këtij klubi dhe e di se si funksionon. Jam optimist sepse shoh që të gjithë këtu duan të shkojnë në Serie B”, ka thënë fillimisht Ajeti.

Mbrojtësi i ka objektivat e qarta edhe në aspektin personal: “Kohët e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj që thirrja të vijë. Dua të rifitoj një fanellë falë këtij klubi.

Nuk prisja të qëndroja pa skuadër për kaq shumë kohë pas largimit nga Reggiana, por Covid ka komplikuar gjithçka. Tani shpresoj të jem i gatshëm për disa javë”.

Ajeti ka nënshkruar me Padova deri më 30 qershor 2022 dhe ka një klauzolë që e zgjat marrëveshjen edhe për një sezon, nëse skuadra e tij ngjitet në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat