Dosti ngre zërin

Futboll

Dosti ngre zërin

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:29
Dosti ngre zërin

Edmond Dosti ka reaguar sërish sa i përket momentit “JO” të Partizanit. Figura e njohur e të kuqëve tregon se skuadra po katandiset me 150 tifozë në stadium pasi po i mungon forca sulmuese.

“Partizani ka shënuar pak gola! “Kemi shënuar vetëm 8 gola. Mbase 3 apo 4, i kemi bërë me penallti (të merituara).

"Kur sulmojmë, e bëjmë këtë gjë me forca të pakta.

Jo më shumë se 4 vetë. Rrapaj i cili është me detyrë mesfushor ofensiv qëndron larg vijës së 16 metrave. Kaçe, nuk duket fare në zonën kundershtare

Njëherë që kemi sulmuar me shumë forca, Kaçe rrezikoi portën, (duke goditur jashtë.) DUHET TË SULMOJMË ME SHUMË LOJTARË.

Partizani e ka patur traditë që pësonte gol, por shënonte 2 e më shumë.
Po e katandisni Partizanin ta shikojnë vetëm 150 vetë. Nuk bëhet manovra sulmuese me marshin në indietro o drejtues…!  Siç thotë dhe kënga e Guerrilsave; O Dema t’kuq! Vetëm sulmoni…!”
, shkruan Dosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat