Armik i ri për Madridin për nënshkrimin me Haaland

Futboll

Armik i ri për Madridin për nënshkrimin me Haaland

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:39
Haaland

Ralf Rangnick do të largohet nga posti i tij si drejtor i sportit dhe zhvillimit të Lokomotiv Moskës për të udhëhequr Manchester United deri në fund të sezonit, sipas The Athletic. Më pas, ai do të mbajë postin e drejtorit sportiv të klubit anglez për dy vjet.

Ky veprim i Manchester United mund të jetë vendimtar në synimin e tyre për të nënshkruar me Haaland, pasi trajneri gjerman ishte përgjegjës për nënshkrimin e norvegjezit për Salzburgun, kur ai ishte drejtor sportiv i grupit Red Bull.

Manchester United është një nga klubet që do të konkurrojë me Madridin për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm. Ardhja e Rangnick në Old Trafford është një vendim strategjik që është një pikë në favor të Djajve të Kuq.

Ralf Ragnick mund të konsiderohet si një nga skautët më të mëdhenj në Evropë për momentin. Në fakt, lista e lojtarëve që janë zbuluar prej tij dhe që aktualisht janë yje të mëdhenj është shumë e gjerë. Lojtarët e Liverpool-it, Sadio Mané, Roberto Firmino, Naby Keita dhe Ibrahima Konate janë disa nga zbulimet e tij , siç janë Timo Werner (Chelsea), Kimmich (Bayern), Upamecano (Bayern) ose Szoboszlai (Salzburg).

Por Ralf Rangnick është gjithashtu një trajner mjeshtër. Tuchel ose Nagelsmann janë disa nga nxënësit e tij dhe ndjekin parimet taktike të trajnerit të ri të Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat